• Lajme kombëtare

Vjosa “Park Kombëtar”, kërkohet bashkëpunimi me universitetin “Eqrem Çabej” për masterplanin

Ledja Fili 17 Mars 2023

Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar” nga qeveria shqiptare , është lajmi më i mirë jo vetëm banorët përgjatë  Luginës së Vjosës, por për të gjithë ata vizitorë  vendas e të huaj , që u duan mjedisin, natyrën, ujin, token, diellin dhe jetën.  

Një ndër ta është prof Niko Rogo,që në një farë mënyrë është “biografi” i lumit Vjosa. Ai dhe kolegët e tij pedagogë e studentë të Universitetit “Eqrem Çabej”, nuk ndihen të lodhur , por fitimtarë që nuk reshtën kurrë në punën e tyre studimore e shkencore, e sensibilizuese për t’i dhënë këtë status lumit Vjosa, i njohur si lumi i vetëm i egër në Europë. Vetë lumi Vjosa që gjarpëron në luginën me të njëtin emër , është një mozaik brezash gjeografike  dhe fenomenesh natyrore , ku janë  gërshetuar e harmonizuar mjaft bukur të gjitha bukuritë e kësaj perle të natyrës shqiptare  . Flora dhe fauna nënujore e lumit, fatmirësisht e shpëtur deri tani,  është një pasuri e rrallë e ujërave shqiptarë që vetëm në Vjosë gjenden. Në Europë vetëm Danubi ofron diku në Austri një park të ngjashëm  si parku i Vjosës, i cili sërisht mbetet unikal. Ky lumë dhe ky park kombëtar tashmë i mbrotjur dhe më masa shtesë për ruatjen e tij është dhe një resurs i madh dhe për jetësën e banorëve përreth luginës, sidomos për turizmin. Statusi park kombëtar, është një përgjegjësi e vetë shtetit, që merr nën mbrotje lumin dhe luginën, është përgjegjësi e vetë banorëve që të dinë çfarë të mire u dha natyra.  Të mos harrojmë se Vjosa rrezikon të kthehet në një kanal gjigand të  ujërave të zeza  pasi  të gjitha bashkitë e qarkut Gjirokastër derdhen në të. Lumi që buron nga Greqia dhe përshkruan një gjatësi prej 192 km nëpër Shqipëri , duke përmbledhur dhe lumenj  e përrenje të tjerë përgjatë gjarpërimit të tij deri sa  derdhet në det  është unikal në Europë.  Ky status i ri i lumit Vjosa është dhe një ogur i mirë dhe për zgjerimin e zhvillimit të turzimit malor,  sportiv të ujit, e të aventurës në luginë. Vetë banorët me kujdësin për luginën dhe shtimin e inevstimeve do të kenë më shumë turistë në bujtinat dhe hotelet e tyre, dhe padyshim më shumë të ardhura.