Tepelena mirëpriti eventin “Vjosa ime” ku u ndërthur larmia e kulturës,traditës dhe poezisë dhe muzikës klasike.
Me këtë rast u zhvillua në pedonalen e Vjosës panairi zonal ku artizanët dhe bizneset që operojnë në zonë kanë ekspozuar produktet tradicionale bio dhe ato artizanale duke pohuar se këto evente nxisin promovimin e metëjshëm të Vjosës aq më tepër tani me shpalljen si park kombëtar.
Kreu i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi është prononcuar lidhur me rëndësinë që të.tilla evente sjellin zhvillimin e turizmit në këtë zonë
Organizatorja Anila Mema ju referua impaktit që ky event solli te komuniteti tepelenas.
Më pas vijoi me një mbrëmje poetike ku aktorët Ndriçim Xhepa,Luiza Xhuvani dhe Kristian Koroveshi recituan poezi nga autorë tepelenas si Petrit Ruka dhe Ilirjan Zhupa.Aktori Kristian Koroveshi u shpreh se është emocion kur reciton dhe se Vjosa ka qënë dhe mbetet burim frymëzimi për artin.
Krahas tij u realizua dhe një koncert nga pianisti Robert Bisha në ambientet e kalasë së Tepelenës.Ai u shpreh se Vjosa u përket të gjithëve dhe këto evente sensibilizimi janë të dobishme.
- Tepelenë
“Vjosa ime”,aktivitete në Tepelenë kushtuar lumit të egër të Europës
