• Gjirokastër

Vizitorët Grekë “çuditen” me Gjirokastrën

Gjirokastra 08 Tetor 2023

Sezoni turistik në qytetin e Gjirokastrës po vazhdon me ritme të larta edhe në muajin tetor, ku pritshmëritë po shtohen dita ditës.

Gjatë këtij sezoni është evidentuar një numër më i madh vizitorësh nga Greqia , në krahasim me vitet e kaluara.

Po cili është, sipas tyre , dallimi i qytetit të gurtë në krahasim me destinacionet e tjera në vendin tonë ?

Çifti grek Spiros Dhimitropullos dhe Ana Handrinu kthehen në Gjirokastër pas 20 vitesh dhe ngelën të çuditur nga ndryshimet drastike. Ata shprehen për Televizionin Gjirokastra se qyteti i gurtë ka një arkitekturë të veçantë ,si dhe vlerësuan mikpritjen, mirësjelljen dhe kulinarinë.

Por, nuk harrojnë të krahasojnë Gjirokastrën me qytetin e Pragës në Çeki , apo edhe me kryeqytetin e Rumanisë, Bukureshtin.

Njëkohësisht, adhuruesit e natyrës së egër të ardhur nga Greqia gjatë muajve të fundit kanë shënuar një shifër rekord, në krahasim me pesë vitet e fundit të marra së bashku.