• Gjirokastër

Vit i brishtë në bujqësi/ Fermerët hasin probleme në prodhim dhe luhatjet e çmimeve në treg

Gjirokastra 27 Tetor 2023

Për fermerët e Qarkut të Gjirokastrës ky vit ishte i brisht, përsa i përket prodhimeve bujqësore. Shirat e rëna në kohen që u mboll misri ndikoj në zhvillimin dhe prodhimin e tij. Klinton Beqari ka kultivuar rreth 144 hektar tokë me miser dhe prej 3 ditësh ka filluar korrjen e tij.

Fermerët po përballen me poblemin e çmimit të shitjes së misrit, pasi këtë vit çmimi është 20 lek më pak se vitin e kaluar.

Një pjesë e madhe e fermerëve te Gjirokastrës rrezikojnë të falimentojnë për shkak të luhatjeve të çmimeve në treg, sepse në kohen e blerje së farës çmimi ishte me i lartë ndersa në kohen e prodhimit çmimi bie ndjeshëm.