• Gjirokastër

Virozat e stinës,30 vizita në ditë pranë spitalit “Përparim Tepelena”

Gjirokastra 28 Korrik 2023

Në spitalin Përparim Tepelena me sezonin veror ecuria e vizitave ditore varion në 20-30 të tilla.Mjeku pneumonolog Shahin Meçe gjatë fjalës së tij për mikrofonin e RTSH Gjirokastra është shprehur se rastet më të shpeshta pranë kësaj instance shëndetësore janë konstatuar me simptoma të virozave të stinës,ato me covid pozitiv si dhe pickime nga insekte të ndryshme.