• Tepelenë

Virozat e stinës në spitalin “Përparim Tepelena” 80 të shtruar gjatë 2 muajve të fundit

Gjirokastra 10 Prill 2023

Gjatë 2 muajve të fundit në spitalin Përparim Tepelena ka pasur një numër të lartë shtrimesh si shkak i virozave të stinës.Mjeku i këtij institucioni shëndetësor Shahin Meçe gjatë prononcimit të dhënë për mikrofonin e televizionit tonë është shprehur se në këtë periudhë janë shtruar 80 pacientë ku ndër to janë hasur dhe raste të ndërlikimeve dhe komplikacioneve kryesisht në rrugët e frymëmarrjes nga ana e pacientëve.Mjeku Meçe gjatë fjalës së tij ka shtuar ndërkaq se tashmë gjendja shëndetësore e pacientëve është përmirësuar dhe situata po i rikthehet normalitetit.