Fluksi i vizitave në këtë fillim pranvere në qendrën spitalore të Delvinës,nuk ka shënuar rritje të dukshme, por pranë qendrës dhe mjekëve specialist cdo ditë kërkojnë ndihmë pacientë të moshave të ndryshme,të cilët janë prekur nga virozat e stinës dhe alergjitë, me shenja klinike të dallueshme.
Mjeku specialist Trim Birbili rekomandon për të prekurit që të tregojnë kujdes,pasi periudha e tanishme ka rrisk më të lartë për t’u prekur nga gripi dhe virozat sezonale.
Ndërkohë një lajm i mire vjen sa i përket situates së covid-19.Sipas të dhënave nga kjo qendër vetëm në muajin mars 2023 janë bërë 103 teste, ku të gjitha kanë rezultuar negative, shifër që dëshmon, se situata është normale por sërish duhet treguar kujdes.