• Gjirokastër

Vijnë në Shqipëri kampionët e botës në aeronautikë, kombëtarja kineze fluturon në qiellin e Gjirokastrës

Gjirokastra 08 Tetor 2023

Në kuadër të edicionit të 13 të Gjiro Open Air risia e tij ishte ardhja e ekipit kombëtar kinez të parashutizmit të cilët janë njëherazi dhe kampionët në fuqi të këtij sporti në botë.Ata erdhën për herë të parë për të dhënë spektakël në qiellin shqiptar.Lidhur me këtë rast të veçantë për vendin tonë është prononcuar presidenti i federatës së aeronautikës shqiptare Renis Tërshana
Ardhja e ekipit kombëtar kinez sipas sekretarit te kësaj federate Artion Vreto shton interesin e ardhjes së vizitorve aziatikë në vendin tonë duke e kthyer Shqipërinë ne destinacion turistik global
Garuesit kinezë shprehen të kënaqur për ardhjen e tyre në vendin tonë dhe nuk e prisnin këtë atmosferë kaq të ngrohtë në këtë kompeticion.