Studentët e mjekësisë janë ngritur në protestë pas vendimit të qeverisë për pr.ligjin për Studimet në Mjekësi.
Ata janë mbledhur para Kuvendit, aty ku po mbahet seanca plenare dhe ku u miratua kalimi me procedurë të përshpejtuar i pr.ligjit për “Studimet në Mjekësi”, teksa kërkojnë anulimin e vendimit të qeverisë, ndërsa paralajmëruan për bojktot vitin e ardhshëm akademik.

Me thirrjet “Vendimi cenon të drejtën tonë”, “Diploma jo peng i shtetit”, “Po përdoremi si kavie eksperimentale”, studentët e Universitetit të Mjekësisë po i drejtohen Parlamentit.
Qeveria mori të mërkurën (5 korrik) vendimin në lidhje me diplomimin e studentëve të mjekësisë. Sipas projektligjit, kandidatët për studentë të Universitetit të Mjekësisë, që të pajisen me diplomë, do u duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, dhe më pas mund të bëjnë tërheqjen e diplomës.

Ndërsa për studentët nga viti i dytë në të gjashtin, do u kërkohet në fillim të këtij viti akademik që të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojë: përkatësisht studentët nga viti i dytë në të katërtin, tre vite punë në Shqipëri para diplomimit; dhe studentët e vitit të pestë dhe të gjatë të Mjekësisë, 2 vite punë me qëllim diplomimin.
Ky projektligji do të diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe në Komisionin e Ligjeve.