Interesi i vendeve të BE-së për blerjet e përbashkëta të gazit vazhdon ende, njofton ATSH.
Sipas zëvendëspresidentit të Komisionit të BE-së, Marush Sefçouiç ( Maroš Šefčovič ), në raundin e tretë të tenderëve, furnitorët paraqitën oferta me një vëllim prej 18,1 miliardë metra kub gaz (bcm).
“Kjo është e ngjashme me raundin e parë ku sasia arriti në 18,7 miliardë metra kub gaz natyror, dhe paraqet një rritje në raundin e dytë, i cili arriti në 15.19 bcm”, thuhet në deklaratë.
Një total rekord prej 16,5 miliardë metra kub gaz natyror ishte kërkuar më parë nga 39 kompani evropiane.
“Kompanitë dhe furnizuesit u mblodhën për një vëllim prej 11,9 miliardë metra kub”, tha komisioni.
Kompanitë tani mund të negociojnë drejtpërdrejt kontratat e furnizimit me furnizuesit e gazit.
Në raundin e parë ishte 10,9 miliardë dhe në të dytin 12 miliardë metra kub.
Vendet e BE-së vendosën të blejnë bashkërisht gaz për të siguruar çmime më të qëndrueshme për kompanitë dhe për të rimbushur objektet e depozitimit të gazit, në dritën e luftës ruse në Ukrainë.
Sipas ATSH