Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhei (o. Oliver Varhelyi) ka uruar Igli Hasanin për emërimin si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në një postim në platformën X, Varhei shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.
“Urime Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani Mezi presim të dyfishojmë punën tonë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. E ardhmja juaj është në Bashkimin tonë Evropian. Ne duhet ta bëjmë këtë të ndodhë,” shkruan Varhei.
Hasani ka zëvendësuar në këtë detyrë Olta Xhaçkën, ndërsa më parë ai ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë.