• Gjirokastër

Vapa nuk i pengon turistët / Gjirokastra me vizitorë të shumtë

Gjirokastra 20 Korrik 2023

Edhe Gjirokastra ashtu si pjesa me e madhe e Shqipërisë po përballet me mot me temperaturë përvëluese. Kjo gjë nuk e ka penguar aspak ardhjen e turistëve në qytetin e gurtë. Ata shprehen se pavarësisht temperaturave të larta evitojnë daljet në orët e pikut të vapës

Edhe qytetarët gjirokastrit shprehen se po tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta.

Temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin e Gjirokastrës, sipas meterologëve do të jenë të pranishme pergjatë gjithë muajit korrik ku pritet te kalojnë edhe mbi 40 ° Celsus.