Në Gjirokastër kanë mbërritur 2500 dozat e para të vaksinës kundër gripit të cilat janë tërhequr nga 13 qendrat shëndetësore. Kjo vaksinë ofrohet falas për punonjësit e shërbimit shëndetësor, të sëmurët kronikë e gratë shatatzëna. Përmes mikrofonit të RTSH Gjirokastra, shefi i shërbimit epidemiologjik, Arenc Brahimi u bën apel qytetarëve t’u drejtohen ambulancave të lagjes ta aplikojnë vaksinën antigrip e cila është është mjaft e rëndësishme për parandalimin e komplikacioneve shëndetësore gjatë stinës së dimrit.
“Si fillim do të aplikohet te bluzat e bardha të cilat janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me të sëmurët. Më tej do të vijohet me personat mbi 45 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike. Është vaksinë 4 valente. Qytetarët t’u drejtohen qëndrave shëndetësore. Është shumë e rëndësishme aplikimi i saj për të kaluar një dimër pa komplikacione shëndetësore”, – thotë shefi i Shërbimit Epidemiologjik Arenc Brahimi.
Në bazë të përllogaritjeve të bëra nga qendrat shëndetësore në bashkitë Gjirokastër, Dropull e Libohovë pritet të vaksinohen 3500 persona.