• Gjirokastër

Vaksina antigrip / 5200 doza janë aplikuar në zonën e Gjirokastrës

Gjirokastra 16 Nëntor 2023

Kjo vjeshtë ka shënuar rritje të interesit të banorëve gjirokastritë për të aplikuar vaksinën antigrip. Në qoftë se një vit më parë në të tre bashkitë Gjirokastër, Dropull e Libohovë u vaksinuan  3600 persona, sivjet numri po shkon drejt dyfishimit. Ndërsa kanë përfunduar së aplikuari mbi 5000 doza, pritet një tjëtër kontigjent nga Instituti i Shëndetit Publik, për të plotësuar të gjitha kërkesat e ardhura nga qendrat shëndetësore bën të ditur drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shendetësor Edi Sinojmeri .

“ Shohim më tepër ndërgjegjësim te popullata. Kjo vihet re tek dozat që janë përdorur. Janë aplikuar 5200 dhe priten të vijnë edhe 1500 të tjera.Ndërkohë vitin e kaluar këtë vaksinë e kanë marrë në zonën e Gjirokastrës 3600 persona”, – shprehet Edi Sinojmeri, drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Vaksina antigrip ofrohet falas dhe rekomandohet nga specialistët e shëndetësisë si mënyra më e mirë  për parandalimin e gripit stinor dhe komplikacioneve që mund të sjellë tek personat me risk