• Sarande

Vagalati, fshati model në bashkinë e Finiqit

Gjirokastra 09 Qershor 2023

Fshati Vagalat, ne Njësinë Administrative Livadhja të Bashkisë së Finiqit, ka të rregjistruar në rregjistrin themeltar 1800 banorë, por vetëm 180 apo 11 % e tyre , janë rezident në vendlindje.

Megjithatë, ky fshat ngelet model për nga organizimi midis banorëve, kontributit financiar të emigranëve për përmirësimin e infrastrukturës , si dhe mundësisë së përfitimit nga investimet e pushtetit vendor dhe qeverisë shqiptare. Një nga intelektualët e shumtë të këtij fshati, zoti Zisi Karkashina, shprehet për televizionin tone se shumë shpejt fshati do te ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë, është i vetmi nga 58 fshatrat e Bashkisë që ka rrjet të brendshëm elektrik të rikonstruktuar , si dhe me 40 mijë euro që kanë grumbulluar emigrantët do të rikonstruktohen të gjitha rrugët e brëndshme të fshatit.

Ky fshat, është bërë disa herë pjesë e dokumentareve televizive në Greqi, ku banorët pretendojnë t’a kthejnë fshatin në destinacion turistik, duke promovuar traditën kulturore, gastronominë dhe klimën e veçantë në të gjitha stinët e vitit