• Gjirokastër

Ulet numri i aksidenteve rrugore në qarkun e Gjirokastër në muajin shtator

Gjirokastra 10 Tetor 2023

Akset rrugore në qarkun e Gjirokastër edhe gjatë muajit shtator janë përballur me një fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve. Duke qenë një nyje lidhëse me qytetin bregdetar të Sarandës dhe pikën doganore të Kakavijës, por edhe numrit të lartë të turistëve që kanë vizituar qytetin e gjirokastrës, numri i automjeteve që kanë qarkulluar në këto akse krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka qenë i madh. Por falë një menaxhimi të mirë të situatës nga policia rrugore , numri i aksidenteve ka qenë në ulje. Sipas shefit të seksionit të trafikut rrugor në qarkun e Gjirokastrës, Artan Tarko, aksidentet kanë qenë pa pasoja në njerëz por vetëm në dëme materile.

Sipas z. Tarko shkeljet nga ana e drejtuesve të mjeteve kanë qenë të ndryshme që nga parakalimet e gabuara e deri tek përdorimi i celularit

Z. Tarko kërkon nga të gjithë përdoruesit e rrugës si nga drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet