Ceremonia e hedhjes se kryqit u mbajt në qytetin bregdetar të Sarandës nën praninë e besimtarëve të shumtë ortodoksë.Me këtë rast u zhvillua mesha hyjnore në kishën e Shën Harallambit nën drejtimin e mitropolitit të Gjirokastrës hirësi Dhimitrit.Në vijim u zhvillua rituali i hedhjes së kryqit të shenjtë në ujërat e detit Jon.Kryqi u mor nga 47 vjeçari Leonidha Zisi i cili mori më pas bekimin e klerikëve.Zisi u shpreh se për të ishte hera e katërt që merrte kryqin dhe përcolli urimin për më shumë paqe dhe harmoni.
Dita e ujit të bekuar përkon me pagëzimin e Jezu Krishtit nën ujërat e lumit Jordan nga Joan Pagëzori.
- Gjirokastër
Uji i bekuar,u zhvillua ceremonia e hedhjes së kryqit në Sarandë

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër