• Lajme kombëtare

U ngrit për kontrollin e çmimeve, Qeveria shfuqizon Bordin e Karburanteve

Gjirokastra 07 Qershor 2023

Shfuqizohet Bordi i Karburanteve. Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit te Ministrave, ndërsa është komunikuar në një dalje për mediat nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Kjo e fundit bëri me dije se bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qeveria vendosi të shfuqizonte Bordin e Hidrokarbureve.

Qeveria ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve në tregun e hidrokarbureve. Çmimet kanë pasur luhatje të ndryshme dhe kanë qenë mbi normat e tyre historike., prandaj ne vendosëm disa marzhe fitimi. Bazuar në çmimet e bursës përcaktoheshin dhe çmimet e tregtimit për konsumatorin.

Banuar në vendimin e GJK që la në fuqi bordin e hidrokarbureve, ne vendosëm shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, tha Ministrja Ibrahimaj.

Po ashtu, një tjetër vendim i cili u mor nga qeveria ishte dhe miratimi i një akti normativ i cili parashikonte një ndryshim në ligjin mbi tatimin mbi të ardhurat. Ibrahimaj bëri me dije se do të shtyhet afati i kësteve të tatimit mbi fitimin deri në muajin mars të 2024 për kategorinë e eksportuesve që punojnë me kontrata porositëse.

Miratuam një akt normativ i cili parashikon një ndryshim në ligjin mbi tatimin mbi të ardhurat. Ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros nga leku dhe për situatën e disa kategorive biznesi që preken nga forcimi i lekut.

Kategoria e ekspertuesve që punojnë me kontrata porositëse është më e prekura.

Janë diskutuar ndërhyrje potenciale që mund të krijohen dhe zbatohen për shkak të situatës e për tu ardhur në ndihmë., ato biznese që punojnë me kontrata porositëse që kanë çmime të fiksuara paraprakisht ne euro gjenden në situatën ku shpenzimet i kanë në lek dhe të ardhurat në euro dhe e kanë të pamundur të shohin kontratat e tyre. Një nga masat është shtyrja e afatit të kësteve të tatimit mbi fitimin deri në mars të 2024.

Kur bizneset mbyllin bilancet dhe deklarojnë fitimin apo humbjen e vitit paraardhës.

Pra, subjektet që janë eksportues, që eksportojnë mbi 70% të produkteve të tyre nuk do paguajnë këstet e tatim fitimit, por do paguajnë vetëm gjatë vitit të ardhshëm në bazë të bilancit të tyre, nëse do dalin me fitim do e paguajnë, nëse dalin me humbje nuk do e paguajnë”, tha Ministrja.