• Sarande

Turizmi në Sarandë nuk njeh sezon

Ledja Fili 18 Prill 2023

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara  për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë kryesisht me krocera.Saranda është një ndër pikat kulminante të turizmit për rajonin,ku nuk I mungojnë vizitorët as në dimër e pranverë.Vizitorë të shumtë kanë filluar të vijnë në qytetin bregdetar që në muajin shkurt të këtij viti .Kjo periudhë për këtë qytet ka rezultuar e suksesshme përsa I përket mbërritjes së të huajve kryesisht turistë spanjollë dhe anglezë .

Edhe pse gjatë kësaj periudhe krocerat me turistë janë me kapacitet të vogël,industria e turizmit në Sarandë ka marrë sinjalet e para pozitive,për atë që do të vijojë në muajt në vazhdim.