• Përmet

Turizmi në Përmet/ Trefishohet numri i turistëve

Gjirokastra 12 Qershor 2023

Permeti, qyteti i  trëndafilave sezoni turistik këtë vit e gjenë me 3- fishim të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Nënkryetarja e bashkisë së Permetit Aulona Meshini  thot se falë punës së instancave përkatëse dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, turizmi në këtë vend po shihet  si një opsion i mirë për rritje ekonomike. Bashkia Permet ka hartuar projekte të reja për këtë vit si përsa i përket infrastrukturës, mbështetjes për bizneset e reja etj. Specialist i turizmit pranë kësaj bashkie Edjon Maliqi na bënë të ditur  se deri tani janë mbi 45 mijë turist të huaj dhe se gjatë këtyre muajve pritet që të ketë fluks më të madh. Numri i turistëve të huaj në Përmet, por edhe i vizitorëve vendas është shtuar jo vetëm për shkak të bukurive natyrore të kesaj zone, por edhe falë mikpritjes së Përmetarëve dhe kulinarisë së veçantë që ata kanë.