Zhvillimi i turizmit në qytetin e Përmetit ka sjellë investime të reja në këtë sektor. Luli Adhami prej gati dy vitesh ka rikonstruktuar banesën e vjetër duke e kthyer në strukturë akomoduese për turistët .
“Këtë iniciativë e mora së bashku me vajzën , pasi ishte dicka që doja ta realizoja prej kohësh” , shprehet ajo .
“Prej dy vitesh e kemi përfunduar dhe e kemi vendosur në shërbim të turistëve .Gjithë banesa eshtë me gurë dhe dru , jemi munduar të ruajm elementët tradicional “.
Luli shprehet se banesa ofron kushtet e përshtatshme për pritjen e vizitorëve , të cilët mbeten të kënaqur nga shërbimi dhe ajo çfar ofron qyteti i Përmetit.
“Turistët që vinë tek unë japin vlerësimet maksimale për ambjentin dhe mikëpritjen e ofruar .Në shumë raste ata rikthehen përsëri “.
Në qytetin e Përmetit falë zhvillimit të turizmit ka ardhur në rritje numri i bizneseve familjare dhe bujtinave, ndërsa është kthyer edhe në një sektor punësimi për banorët e këtij qyteti.TURIZMI NË PËRMET, FAMILJA ADHAMI INVESTON NË KËTË SEKTOR
