• Gjirokastër

Turizmi me rulota, të rinjtë çelin kampingje

Ledja Fili 11 Mars 2023

Në hallkat e zhvillimit të turizmit në Gjirokastër, gjithnjë e më shumë po nisin të ngrihen dhe kampingje, që shërbejnë si stacione pushimi një ose disa ditore për turisët, që vijnë me rulotat e tyre dhe duan një vend të sigurtë për pushim. Luka Shehu , 26-vjeçari ,është një shëmbull, thuajse unikal i një të riu , që pas përfundimit të univeristetit dhe diplomimit në degën e infomatikës dhe menaxhimit të biznesit, u rikhtye në vendlindje për të invesotuar në fushën e turizmit. Duke sfiduar dhe mentalitete dhe nuhatur tendencat e zhvillimit në këtë sektor, ai i hyri sfidës duke çelur një biznes të tijin. Në rrugën 4-veçare , ai ka fituar një përvojë dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Fillimi si kudo ishte i vështirë, sidomos në vitin e dytë kur pandemia dha efekt shkatërruese në fushën e turizmit, e ata që vinin për të vizituar Gjirokastrën ishin të rrallë. Por tashmë ,duket se situata po përmirësohet dhe rulotat e vizitorët janë gjithnjë e më të pranishëm në kampingun e Lukës. Në këtë kamping ose vendqëndrim, turistët me automjetet e tyre qëndrojnë një ose disa ditë. Qetësia dhe siguria është gjëja e parë që ata duan pas një udhëtimi të gjatë. Kampingi ofron të gjithë kushtet optimale për turistët. Ndërtimi i kampingjeve shihet si një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e zhvillimit të turizmit. Ndërkohë që Luka i ben thirrje dhe bshkëmoshatarëve të tij që të investojnë në këtë sector të turizmit dhe të mos I mbajnë shpresat vetëm për të ikur jashtë Shqipërisë.