urizmi malor po tërheq vëmendjen e të huajve çdo ditë e më tepër. Një nga zonat më të largëta në Gjirokastër është Zagoria e cila ndonëse pak e frekuentuar nga vendasit, duket se ua ka marrë zemrën turistëve nga bota, ku mes tyre ka dhe nga ata që rikthehen mes bukurive të saj.
Karli nga Belgjika këtë herë ka marrë me vete dhe djalin e tij Antuanin për tu ndalur në fshatin Sheper. Ata janë pritur nga zonja Aneta Duli e cila prej 7 vitesh banesën e saj e ka përshatur për të mikpritur turistë nga vende të ndryshme.
Ajo ngre si problematikë, infrastrukturën rrugore e cila sipas saj bëhet pengesë për ardhjen e atyre që udhëtimin në Shqipëri e ndërmarrin me automjete.
“Kemi pasur plot nga të gjitha vendet, që nga viti i parë sa vjen e po shtohen turistat. Më shumë kërkojnë ushqimet e vendit pra tradicionalet“, shprehet zonja Duli.
Zagorija, rreth 800 metra mbi nivelin e detit është vetëm 40 km larg Gjirokastrës, lehtësisht e arritshme me një rrugë të rikonstruktuar.
Ajo është e përbërë nga 10 fshatra, ku pothuajse në çdonjërin prej tyre është çelur të paktën një bujtinë.