• Gjirokastër

Turizmi kulinar / Trendi më i ri në Gjirokastër

Gjirokastra 25 Korrik 2023

Gjirokastra vitet e fundit po njeh zhvillim të  turizmit të  kulinarisë . Janë të shumtë vizitorët vendas dhe të huaj që pëlqejnë gatimet tradicionale, që nënat dhe gjyshet gjirokastrite i kanë serviru në tryezat e tyre. Me kameran tonë ne patëm mundësinë të marrim disa përshtypje të turistëve të huaj që po shijonin ushqime në pazarn karakteristik të qytetit të gurtë.

Ka shumë të huaj që pasi kanë provuar një ushqim tradicional duan me patjetër ta mësojnë që  ta gatuajnë edhe në shtëpitë e tyre. Një mundësi mjaft e mirë kjo , jo vetëm për të ruajtur dhe trashëguar traditën e kulinarisë gjirokastrite  por edhe për të zhvilluar ekonominë e qytetit tonë u shpreh Marjeta Karagjozi e cila ofron kurse gatimi për turist.

Qarku i Gjirokastrës ka një vlerë të  paçmueshme të kulinarisë që e ka ruajtur dhe trashëguar me shumë fanatizëm.