• Gjirokastër

Turizmi fetar në Gjirokastër, interes i lartë nga turistët e huaj

Gjirokastra 08 Qershor 2023

Shqipëria po kthehet në një destinacion të kërkuar për turizmin.Në këtë sezon turistik veror edhe në qytetin e Gjirokastrës ,objektet fetare dhe religjoze falë vlerave arkitektonike,historike dhe të trashëgimisë kulturore po pasurojnë hartën e guidave turistike duke e bërë më interesant udhëtimin për vizitorët vendas por kryesisht ata të huaj.
Sipas kreut të drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Ardis Duka edhe pse në disa objekte janë hasur vështirësi per shkak të terenit turizmi fetar po rritet me shpejtësi pasi interesi i turistëve të huaj për objektet e kultit është tepër i madh.Ky turizëm konsiderohet të jetë një përparësi kyçe në industrinë globale të turizmit.
Lugina e Drinos në Gjirokastër është një nga zonat e cila shënon numrin më të madh të kulteve fetare ,kryesisht ato ortodokse të cilat janë që të gjitha të stilit bizantin dhe datojnë shekuj më parë.