Zhvillimi i turizmit vitet e fundit ka nxitur mjaft qytetarë të janë kthyer nga emigrimi të investojnë në shërbim të turizmit. Një ndër ta është Alfred Zhuli i kthyer pas 23 vitesh nga ishulli i Mikonos në Greqi i cili shndërroi banesën e vet në lagjen Cfakë në një ambient akomodimi në shërbim të turizmit. Në një rrëfim administratori Zhuli shpehet se bujtinën e tij e realizoi me kursimet e tij nga emigrimi dhe në këtë banesë shfrytëzoi eksperiencën e marrë si punonjës i hotelerisë në një nga perlat e turizmit ndërkombëtar të vendit helen siç është Mikonos.Ky ambient akomodimi ka dy dhoma dhe një suitë.Ndërkaq ka synimin që t’a zgjerojë akoma më tepër kapacitetin
Ai e ka hapur bujtinën sivjet dhe është sezoni i parë për të.Sipas tij pritshmëritë tani me fluksin e turistëve janë më se të larta për vetë faktin se Gjirokastra si shkak dhe i aseteve që mbart ka prespektivë dhe të ardhme të ndritur në këtë sektor.Zhuli rrëfen se turistët e parë kanë ardhur nga Franca dhe Italia dhe kanë mbetur të impresionuar nga mikrpitja dhe asetet që ofron qyteti i gurtë.
Zhuli ka një apel ndaj bashkëqytetarëve të tij kryesisht atyre që jetojnë në emigrim të kthehen në vendlindje të investojnë në dobi të turizmit pasi është një mundësi shumë e mirë për të siguruar burime financiare.