• Gjirokastër

Tuneli i vitit 1972 i kthyer në atraksion turistik / Vizitorët vendas dhe të huaj shprehin interes për objektet e vjetra

Gjirokastra 21 Korrik 2023

Mini muzeu i çelur para pak javësh në një prej tuneleve të ndërtuara në vitin 1972 në qytetin e gurtë po tërheq vëmëndjen e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj. Ky muze i veshur me beton ka në brendësi shumë objekte të rralla, kryesisht të viteve 80-90 , ç’ka ka sjell interes të lartë për njohjen e tyre nga vizitorët. Më ngjalli kuriozitet ky tunel dhe nuk mund të ikja pa e vizituar, u shpreh një turist gjerman.

Në mjediset e brendëshme të këtij tuneli të zë syri një sër objektesh si veshje, libra, enë kuzhine,vegla të ndryshme pune etj, që zonja Manushaqe Zhuli i ka koleksionuar ndër vite. Të tilla objekte ngjallin kujtime dhe na rikthejnë pas në kohë shprehen vizitoret. Kohët e fundit keto tunele përveç atraksione turistike disa prej tyre jane kthyer edhe në biznes familjarë.