Një 20-vjeçar është arrestuar pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit .
20-vjeçari u kap në afërsi të fshatit Tatzat në Delvinë duke transportuar me automjetin tip “Benz” 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Gjatë operacionit të koduar “Tatzat” në pranga përfundoi 20-vjeçari O.L., ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e emigrantëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.