• Gjirokastër

Tradita e fuçive të drurit, artizani nga Këlcyra vazhdon të prodhojë

Gjirokastra 02 Maj 2023

Tradita qindra vjeçare e punimit të vazove të drunjta me mënyrë artizanale nuk është zhdukur në Këlcyrë.

Prej vitesh mjeshtri, Ikmet Mino ushtron këtë zanat me të njejtin pasion si ditën e parë. Ai tregon se si siguron lëndën e parë, se si e trajton drurin dhe deri tek vendosja e rrathëve të fuçisë.

Artizani Mino prej mbi 55 vitesh i punon vazot e drunjta për mbajtjen e verës, rakisë dhe djathit.

Cilësia e ushqimeve dhe pijeve që mbahen në këto enë që vijnë nga e kaluara si teknologji, ruajnë shijen dhe stazhionohen në kushte natyrale.

Ai thotë se shumë të rinj në Këlcyrë kanë mësuar zanatin nga Ikmeti por shumica e tyre janë larguar në emigrim.