• Lajme nga bota

Tërmet 5.5 i shkallës rihter në Meksikë, frikësohen qytetarët, mbushin rrugët e qytetit

Gjirokastra 04 Prill 2023

Një tërmet 5.5 i shkallës Rihter ka goditur Meksikën mbrëmjen e së hënës (3 prill). Lëkundja e fortë u regjistrua në Oaxaca, me epiqendër 15 kilometra në veri të Puerto Escondido.

Goditja u ndje edhe në Mexico City, ku u ndez alarmi sizmik. Qytetarët janë ndjerë të frikësuar, dhe kanë dalë menjëherë nga shtëpitë e tyre. Fatmirërisht nuk ka patur persona të lënduar nga tërmeti, dhe as dëme materiale.

Guvernatorja e kryeqytetit, Claudia Sheinbaum, bëri me dije se  raportoi se disa helikopterë Condor të Mbrojtjes Civile Meksikane fluturuan mbi metropol për të kontrolluar ndonjë dëmtim, pa raportuar megjithatë situata emergjente.

Ndërsa Presidenti Andrés Manuel López Obrador me anë të një postimi në rrjetin social Twitter konfirmoi se tërmeti nuk shkaktoi dëme serioze. “Në çdo rast  Mbrojtja Civile, Ministritë e Mbrojtjes dhe Marinës dhe Qeveria e Shtetit, janë mobilizuar”, tha ai.