• Tepelenë

Tepelenë,vijon puna për fasadat e pallateve me sistem kapot

Gjirokastra 13 Tetor 2023

Bashkia Tepelenë vijon punën për fasadat e pallateve në qytet.
Pjesa e parë e këtij projekti të qeverisë shqiptare u krye me 8 pallatet e para me 2700 meter katror siperfaqe
Është transformuar blloku perëndimor ku përmes sistemit termoizolues është rritur produktiviteti i energjisë në objekte. Këto pallate që përfshijnë një numër jo të vogël të familjeve përfituese do të kenë temperatura shumë herë më të favorshme në verë dhe në dimër gjë që e mundëson ky investim i siguruar nga Qeveria Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit sipas kreut të kësaj bashkie Tërmet Peçi.