• Tepelenë

Tepelenë,vijon aksioni i bashkisë për një mjedis të pastër

Gjirokastra 27 Korrik 2023

Prej 10 ditësh administrata e bashkisë Tepelenë ka nisur aksionin e pastrimit në hapësirat publike të qytetit si dhe në çdo zonë që përfshin teritorrin e kësaj njësie vendore, ku u përfshi e gjithë administrata e bashkisë. Këto aksione janë pjesë e fushatës sensibilizuese për qyetarët e Tepelenës, me qëllim rritjen e kujdesit të pastërtisë ndaj ambienteve të përbashkëta.
Kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi gjatë prononcimit të dhënë u bën thirrje çdo banori të kujdeset për të krijuar një mjedis sa më të pastër në qytet e fshat, pasi koshat dhe kontenierët janë të vendosura në gjithë territorin ku ka banorë apo trafik lëvizje.
Peçi ndërkaq ka pohuar se aksionet do të vijojnë ditët në vijim edhe në njësitë administrative dhe zonat periferike të fshatrave ku fton çdo qytetar për të dhënë shembullin e mirë të mbrojtjes mjedisore.