Fondit të bibliotekës publike në qytetin e Tepelenës i janë shtuar 200 tituj të rinj librash,kjo falë gazetares tepelenase Anila Mema e cila i’a dhuroi kësaj instance Përgjegjësja e kësaj biblioteke Rovena Miçi gjatë fjalës së saj për mikrofonin e RTSH Gjirokastra është shprehur se librat e dhuruara janë kryesisht romane të periudhës klasike.Miçi shton ndërkaq se në këtë periudhë që përkon me sezonin e pushimeve verore është rritur interesi nga ana e fëmijëve për të lexuar libra jashtëshkollore për të kaluar këto ditë pushimesh.Aktualisht në bibliotekën e Tepelenës janë 23000 ekzemplarë libra të tematikave të ndryshme.
- Tepelenë
Tepelenë,fondit të bibliotekës i shtohen 200 tituj të rinj librash
