• Tepelenë

Tepelenë, 288 familje pjesë e skemave të ndihmës ekonomike

Gjirokastra 14 Tetor 2023

Në bashkinë Tepelenë aktualisht po trajtohen 288 familje me ndihmë ekonomike.Specialistja e kësaj zyre Tina Elezi gjatë prononcimit të dhënë për mikrofonin e RTSH Gjirokastra ka thënë se si pjesë e këtyre skemave janë shtuar 8 familje dhe janë penalizuar 12 të tilla për shkak të disa mungesave të deklarimit të pagave dhe të regjistrimit në zyrat e punës.Elezi ndërkaq ka pohuar se për çeljen e vendeve të reja të punës vijon bashkëpunimin me zyren e agjensisë kombëtare të punësimit dhe aftësive.