• Lajme nga bota

Tensione Kinë-Kanada/ Pekini përzë konsullen kanadeze nga Shanghai pas një lëvizjeje të ngjashme nga Otava

Gjirokastra 09 Maj 2023

Pekini ka vendosur të përzërë një diplomat kanadez nga Shangai në kundërpërgjigje të një lëvizje të ngjashme nga Kanadaja, e cila përzuri një zyrtar kinez duke pretenduar se ai ishte përpjekur të frikësonte një ligjvënës kanadez i cili ka shprehur kritika për trajtimin që Kina i bën minoritetit mysliman jugor.

Ministria e jashtme kineze, shprehur sërish kundërshti për përzënien e Zhao Wei, të cilin inteligjenca kanadeze e ka akuzuar se ka shënjestruar ligjvënësin Michael Chong dhe familjen e tij.

Chong, një deputet konservator, njihet për qëndrimin e tij kritik për abuzimin me të drejtat e njeriut në kinë.

Diplomati kinez Zhao ndërkohë është shpallur non-grata në Kanada.

“Kina dënon fuqishëm dhe kundërshton me vendosmëri vendimin kandadez. Në kundërpërgjigje kemi vendosur të shpallim non-grata konsullen kanadeze, Jennifer Lynn Lalonde dhe i kemi kërkuar të largohet nga Shangai deri në datën 13 maj“, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze.

Kanadaja përzë rrallë diplomatë nga territori i saj. Një lëvizje e tillë u ndërmorrë për herë të fundit në 2018-ën, kur Kanadaja iu bashkua më shumë se 20 aleatëve, duke përzënë katër diplomat rusë në kundëpërgjigje të një sulmi me agjent nervor të një ish- oficeri ushtarak rus dhe vajzës së tij që jetonin në Britani.