Teknologjia po rrit problemet me shikimin tek moshat pediatrike. Konfirmimi i bluzave të bardha është se 2 deri 3 femijë në ditë që i drejtohen spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër për të marr shërbimin e nevojshëm. Miopia e syrit, sipas mjekut okulist Kristaq Xhumbi është problemi që hasë më shpesh tek femijët. Mjeku bënë apel prindërve që mos ti lënë fëmijët për një kohë të gjatë me telefon apo para televizorit dhe se duhet treguar kujdes i shtuar edhe me ushqimet në menyrë që të marrin vitaminat e nevojshme.
Sipas Xhumbit duhet të bëhet depistimi i shikimit të fëmijëve në të gjitha kopshtet dhe shkollat pasi sa me e gjatë koha pa trajtim aq me shume truri i femijes do sforcohet për te rregulluar problemin e krijuar.