• Gjirokastër

Tefta Duda ikona e polifonisë Zagorite

Gjirokastra 24 Qershor 2023

Është “Kënga e kurbetit”, një perlë e polifonisë sonë kënduar këtu e 50 vite më parë nga grupi folklorik “Zagoria”, ku spikat si buccimë zëri i Tefta Dudës, zë i parë i grupit, në një këngë që tematikën e merr nga folklori ynë në atë pjesë që njihen si këngët e kurbetit, apo diku tjetër dhe këngët të nizamëve, krahas epikës lirike, që në të shumtën e rasteve autorësia ishte “anonimati popull”, që krijoi këto vlera.

Tefta, sot ka kaluar mbi nentë dekada të jetës së saj, dhe duket që polifionia dhe kënga e ngulitur thellë në shpirt e mban të re përmes kujtimeve.

Tekstin e këngës që u bë dhe mbeti hit i polifonisë e shkroi një bashkëfshatare e saj ……10 vite më e re, enkas për Teftën. Dhe s’kish se si të mos ishte perlë një këngë e shkruar dhe e kënduar në Shepen, vendlindja e Ccajupit të madh të letrave shqipe. Tefta kujton se pasionin për këngen e këngën e trashëgoi nga mamaja, por dhe tek burri gjeti të njëjtin familje të polifonisë. Kënga e nënave e motrave “shamizeza” që prisnin kurbetqarët, është unikale në folklor. Kënget e grupit “Zagoria” , u bënë krenari e skenave të festivaleve lokale e kombëtare dhe për mënyrën e intrepretimit të hedhjes marrjes dhe mbajtjes së isos. Por një nga paradokset e kohës sic ishte “biografia’ bëri që kënga e kurbetit, e interpretuar mjeshtërisht nga Tefda Duda, në skenën e festivalit të vitit 1974 në vend të saj të ngjitet një tjetër vajzë e re po nga Zagoria. Kjo nuk e stepi aspak mjeshtren e polifonisë që vijoi udhën e suksesit në shumë skena, jo veteme, por dhe me pjesëtarë të tjerë të famljes së saj.

Për këtë zonjë të rëndë të polifonisë Festivali I Gjirokastrës që do të nisë nesër natën e parë është emocion dhe institucion e ruajtjesdhe trashigimisë së vlerave tona burimore. .

Tefta Duda mbetet një zë kumbues i polifonisë, dhe një pauri e gjallë e artit tonë popullor, veccanarisht I krahinës së Zagorisë, e pasur në vlera të krijimtarisë gojore dhe polifonike.

Për kontributin e dhënë në ruatjen dhe lartesimin e kësaj pasurie ta rrallë të kulturës popullore , bashkia Libohovë, virtuozen e polifonisë dhe këngës zagorite, e ka vlerësuar me ti tullin e lartë “ Qytetar Nderi I Zagorisë”.