Asllan Gërbi nga Valareja prej vitesh merret me rritjen dhe mbarështimin e bagëtive, kryesisht të imta. Vitet e fundit ka punësuar edhe dy punonjës për ruajtjen dhe shërbimin e tyre. Ai thot se me këtë punë siguron të ardhurat ekonomike të familjses së tij.
Në periudhen e verës, ky blegtor i shtegton me këmbë delet për dy ditë në malet e Poliçanit, ku 5-6 muaj Asllani sëbashku me çobanët e punësuar qëndrojnë. Kullotat ia ka siguruar Bashkia .
Asllan Gërbi është nga të paktët blegtor në Valare që mban mbi 600 krerë bagëti të imta. Vitet e fundit rritja dhe mbarështimi i bagëtive në qarkun e Gjirokastrës po njeh rënie, për faktin se të rinjtë nuk e duan këtë profesion.