• Tepelenë

Të rinjtë kthehen nga emigrimi për të punuar në vendlindje,31 vjeçari Ledion Burhani prej 10 vitesh ushtron zanatin e berberit

Gjirokastra 01 Gusht 2023

Ledion Burhani është një i ri 31 vjeçar nga qyteti i Tepelenës i cili prej 10 vitesh ushtron zanatin e berberit.Ai e ka mësuar këtë sekret mjeshtërie nga nëna e tij parkuriere dhe ky fakt e nxiti Ledin siç e thërrasin klientët që ta mësonte dhe më pas t’a praktikonte këtë profesion.Ledin e gjejmë në biznesin e tij ku siç thotë ka interes të lartë nga klientët që vijnë për t’u qethur.Shumë të rinj kanë zgjedhur emigrimin për mundësi jetese më të mirë ndërsa Ledi zgjodhi të kundërtën u kthye nga emigrimi për të ushtruar zanatin e vet në vendlindje.Lidhur me këtë çështje është shprehur se duke pasur një zanat të ofron mundësi të mirë për të jetuar në vendin tënd duke apeluar dhe ndaj bashkëmoshatarëve të tij të kthehen për të investuar në sipërmarrje të ndryshme.