• Dropull

Të rinjtë dropullitë, pjesë e Festivalit Folklorik Kombëtar

Gjirokastra 23 Qershor 2023

Në folklorin e Gjirokastrës  një vend të veçantë zë edhe trashëgimia e minoritetit etnik grek që jeton në Dropull.Ky minoritet mbart një pasuri folklorike shumë të pasur që po trashëgohet nga brezi në brez.

Në foklorin dropullit  bëjnë pjesë këngët polifonike të sjella me mjeshtëri nga gratë e Dropullit të Sipërm, apo valllet të shoqëruara me saze e kengë nga Dropulli I Poshtëm, e padyshim kostumografia e këtij minoriteti, tregon rëndësinë që këta banorë I kanë dhënë ndër shekuj “pronës së  kulturës se tyre .

Përveç grupeve të grave dhe burrave,që i trashëgojnë dhe i këndojnë këto perla të muzikës folklorike greke ndër vite në Festivalin Foklorik Kombëtar, vitet e fundit mjaft të rinjë dropullit janë bërë pjesë e këtyre grupeve. Interesi i të rinjëve tregon vijmësinë dhe mbajtjen gjallë të një tradite, që është kaluar nga brezi në brez.

Në skenën e Festivalit Foklorik, minoriteti ka ngjitur artistët më të mbrekullueshëm popullor,virtuozë të kengës e valles dropullit të cilët kanë shpalosur tërë pasionin e shpirtit artist dhe vlerat e këtij folklori duke merituar vlerësimet e larta por mbi të gjitha duke marrë  duartrokitjet e publikut .