• Gjirokastër

“Të njohim historikun e Gjirokastrës”/ Aktivitet  i QKF me nxënësit

Gjirokastra 06 Nëntor 2023

QKF “Fato Berberi” ka celur sot kalendarin e aktiviteteve  që do të mbahen gjatë muajit nëntor në Gjirokastër. “Të njohim historikun e qytetit” ishte organizimi që erdhi  në bashkëpunim me nxënës të shkollës  “Naim Frashëri”. Gjatë një vizite në Muzeun Kombëtar të Armëve në kalanë e Argjiros, ata janë njohur më historinë e popullit shqiptar, kontributin që dhanë patriotët gjirokastritë për shpalljen e pavarësisë dhe kontributin që dha zona e Gjirokastrës për clirimin e vendit. Duke u ndalur pavion më pavion, të rinjve iu prezantuan edhe  armët e përdorura nga populli shqiptar gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore. Aktiviteti i radhës nga QKF do të jetë kampionati i shahut me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave.