EUROSTAT ka publikuar një studim mbi aktivitetin e qytetarëve europianë, kryesisht atyre të rinj në internet.
Sipas studimit rezulton se pjesa më e madhe e popullsisë në kontinent, përdorin internetin për të kryer një sërë aktivitetesh në kuadër të punës, arsimit, kohës së lirë.
Nga ana tjetër vlen të thuhet se përqindja e përdoruesve në moshë të thyer sa vjen e rritet, dhe kjo kryesisht në vendet nordike.
Vëzhgimi sjell disa të dhëna interesante në lidhje me pjesëmarrjen qytetare dhe politike nëpërmjet internetit ku të rinjtë shqiptarë të moshës 16-29 vjeç kryesojnë në rajon por dhe me gjerë me një pjesëmarrje prej 43% të kësaj grupmoshe.
Ky tregues është dukshëm më i lartë se të rinjtë e vendeve anëtare të BE-së të cilët gjenden në nivelin e 23%.
Studimi flet edhe për aftësimin e të rinjve europiane ne kompetenca teknike kompjuterike, si kodimi apo instalimi i një softueri ku rezulton se vetëm 13% e të rinjve kanë raportuar të kishin ndërmarrë ndonjëherë një aktivitet të tilla.
Shqipëria nga ana tjetër mban rekordin në Europë me përqindjen më të lartë të meshkujve të rinj programues me 17%.
Vrojtimi shfaq një fenomen interesant ku ne kontrast me talentin shqiptare për të mësuar gjuhe programimi, të rinjtë tanë ndodhen në fund të tabelës sa i përket angazhimit në kurse online.