Si nje destinacion turistik i njohur për shumë turist nga shumë vende të botës, Gjirokastra po tërheq vëmëndjen dhe shton kureshtjen e të huajve jo vetëm për të vizituar por edhe për të investuar në pasuri të paluajtshme. Enea Fairi Shqiptari që prej 31 vitesh jeton dhe kontribon në Çeki prej 8-të ditësh ka nisur një tur nëpër Shqipëri me një grup prej 16-të personash të ardhur nga Çekia. Ai tregon se gjatë kesaj vizite tre prej pjestareve të grupit kanë shfaqur interes për të blerë pasuri të paluajtshme në këtë qytet.
Kalaja e Argjiros, pazari karakteristik, banesat muze, mikëpritja e ofruar i ka mahnitur këta turistë.
Sektori i turizmit mbetet një ndër burimet më të sigurta të ekonomisë. Ç’ka po i shtyn shumë të huajt të investojnë në pasuri të paluajtshme si bujtina, bare restorante etj.