• Sport

Sylvinho bën bilancin dhe përgatitet për shtatorin: Ecim përpara, forca Shqipëria

Gjirokastra 23 Qershor 2023

Me anë të një postimi në Instagram, komisari teknik I Shqipërisë ka analizuar punën e bërë deri më tani duke lënë të kuptohet se në të ardhmen na pret diçka mjaft e veçantë.

Tekniku i kombëtares Sylvinho ka mbyllur punën përpara pushimeve, me dy fitore dhe shpresa të ringjallura për kualifikimin. Tekniku brazilian ka parë një skuadër që i përgjigjet, lojtarë që kanë shumë për të dhënë, pavarësisht gjërave për tu rregulluar. Sidoqoftë loja e treguar në të tre ndeshjet me 48 vjeçarin në pankinë ka qenë pozitive dhe është pëlqyer nga tifozët.

“Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë.