Shtatë persona, mes të cilëve gjashtë fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në qytetin Annecy në Alpet franceze.
Një person ka sulmuar me thikë qytetarët në një park pranë liqenit, duke plagosur 6 fëmijë rreth 3 vjeç.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin shkroi në Twitter se fajtori u arrestua, ndërsa sqaroi se tre prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.
Zyra e kryeministres Elisabeth Borne njoftoi se ajo po udhëtonte për në vendngjarje dhe deputetët në parlamentin kombëtar mbajtën një minutë heshtje pasi lajmi për sulmin u përhap në mediat franceze.