• Lajme nga bota

Stuhia e fuqishme në 14 vjet, cikloni Ilsa godet Australinë Perëndimore, erëra me shpejtësi rekord

Gjirokastra 14 Prill 2023

Një ciklon i fuqishëm ka goditur Australinë Perëndimore, si stuhi e kategorisë së pestë, duke vendosur një rekord të shpejtësisë së erës, por duke kursyer zonat e populluara nga dëmtimet e mëdha.

Cikloni i rëndë tropikal Ilsa goditi afër shtetit Port Hedland, qendra më e madhe e eksportit të mineralit të hekurit në botë, pak para mesnatës. Stuhia është ulur në kategorinë e tretë, por një alarm i kuq mbetet në fuqi për disa komunitete.

Cikloni është më i forti që ka goditur rajonin në rreth 14 vjet.

Kryetari i bashkisë së Port Hedland, Peter Carter e përshkroi forcën dhe zhurmën e erës që goditi qytetin si “shumë të frikshme dhe të pazakontë, si një tren mallrash”.

Por deri më tani nuk ka raportime për lëndime në njerëz dhe e gjithë infrastruktura kritike është e padëmtuar nga cikloni.

Erërat prej 218 km/h u regjistruan në ishullin Bedout, një rekord, teksa shpejtësia më e madhe e regjistruar ka qenë në vitin 2007, 194 km/h.

Erërat shumë shkatërruese të Ilsës po lëvizin në brendësi të vendit, por stuhia parashikohet të dobësohet më tej gjatë natës deri të shtunën./ BBC