• Sport

Spanja, “manita” ndaj Ukrainës, në finale kundër Anglisë

Gjirokastra 06 Korrik 2023

Ishte një Spanjë e pandalshme që mundi Ukrainën 5-1 dhe siguroi një biletë përballë Anglisë në finalen e Kampionatit Europian U21, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH. “Furie Rosse”, të cilët kanë përfunduar në shkallën e lartë të podiumit në pesë raste, sigurojnë pasimin për aktin e fundit për të nëntën herë.

Kombëtarja iberike i dha fund kështu ëndrrës së verdhebluve, të cilët  kishin përjashtuar nga gara Francën në çerekfinale. Spanjollët, të cilët përfunduan Grupin B me pikë të barabarta (7) me Ukrainën, eliminuan Zvicrën pas kohës shtesë në raundin e parë me eliminim.

Gjithçka ishte e thjeshtë për spanjollët përballë Ukrainës, pavarësisht se ndeshja nisi malore, për shkak të golit të Bondarenkos 13’, që përfitoi nga asistimi i Mudryk. Megjithatë, Spanja nuk vonoi shumë për të përmbysur rezultatin dhe brenda 7 minutave, mes 17′ dhe 24′, ishte në avantazh falë Ruiz dhe Sancet.

Në pjesën e dytë, skuadra e Denia mundi edhe tri herë të tjera Trubin, në fokusin e Interit në rast lamtumire të Onanës, me Blanco, Oroz dhe Gomez. Të shtunën në orën 18:00, Spanja dhe Anglia do të garojnë për titullin evropian në Batumi Arena.