• Lajme kombëtare

SPAK çon në Gjykatën e Lartë komisioneren e Vetingut, Etleda Çiftja

Gjirokastra 26 Prill 2023

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion dërgoi këtë të mërkurë (26 prill) në Gjykatën e Lartë dosjen e Etleda Çiftes, anëtares së Vettingut, pasi e akuzon atë për “falsifikim dokumentesh” dhe “deklarim të rremë pasurie”

Ky hap i SPAK vjen pas shpalljes të pafajshme të Çiftes nga shkalla e parë dhe e dytë e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në Gjykatë e Lartë çështja do të drejtohet nga Sandër Simoni.

SPAK në GJKKO  kërkoi dënimin e Çiftes me 1 vit e gjashtë muaj për të dyja veprat penale dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, uljen e një të tretës së dënimit, me masë përfundimtare 1 vit burgim, duke e konvertuar këtë dënim në vendosjen e saj në  shërbim prove për dy vjet.

Sipas SPAK, Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, për një apartament, dy parcelave tokë arë dhe marrjen e një kredie.