Rikthehet eventi një javor i parashutizmit “Sky Diving Albania” pas një ndërprerje dy ditore si shkak i motit të keq që përfshiu Gjirokastrën ditët e fundit. Kanë nisur tashmë përgatitjen për rinisjen e këtij kompeticioni. Organozatorja e eventit Egestina Levani në prononcimin e saj për mikrofonin e televizionit tonë është shprehur se në këtë edicion është rritur interesi i pjesmarrësve krahasuar me edicionet e kaluara. Sipas saj parashutistët do jenë nga Shqipëria ,Italia, Anglia si dhe nga vende të tjera. Flururimet që do realizohen do jenë në hedhje të lirë nga një lartësi 4200 metra ku njëherazi do zhvillohet dhe një garë ku për fituesit do akordohen dhe çmime.
Skydiving Albania është në edicionin e saj të pestë.Ky event organizohet nga shoqata e parashutisteve italianë në bashkpunim me bashkinë Gjirokastër.
- Gjirokastër
Skydiving Albania,rikthehet aktiviteti pas ndërprerjes dy ditore për shkak të motit të keq

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër