• Gjirokastër

Skemat mbështetëse në bujqësi, 500 aplikime në Gjirokastër

Gjirokastra 23 Mars 2023

Me nisjen e fazës së aplikimeve për subvencione, në zyrën e bujqësisë në Gjirokastër ka pasur një interes të lartë nga fermerët e zonës . Këta të fundit janë paraqitur pranë këtyre zyrave për të marrë ndihmën e nevojshme për kryerjen e aplikimeve . Fermerë nga Tepelena, Memaliaj e Gjirokastra kanë aplikuar kryesisht për subvencionimin e naftës . Ata pohojnë se kjo nuk është hera e parë që aplikojnë dhe përfitojnë,  ndërsa e vlerësojnë këtë ndihmë të ofruar nga qeveria , pasi ndikon drejtpërsëdrejti në uljen e shpenzimeve që ata kryejnë për sektorin e bujqësisë dhe jo vetëm .

“Është viti i tretë që po aplikoj për subvencionimin e naftës. Kam dalë përfitues dhe shpresoj ta fitoj edhe këtë vit . Kjo është një ndihmë e madhe për ne fermerët pasi na ndihmon në shpenzimet që kryejm  në bujqësi “.

Sipas informacioneve të marra pranë zyrës së bujqësisë gjatë këtyre tre ditëve në qarkun e Gjirokastrës kanë aplikuar rreth 500 fermer për të përfituar nga subvencionimet e çelura së fundmi .